TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama, ‘hap thesin’ e shpërblimeve në fundvit, por duke pasur në vëmendje shtresat në nevojë dhe më të mirët. Edhe pse thesi i babagjyshit, këtë vit nuk ka pasur dhurata për të gjithë. Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Rama renditi një nga një të gjitha kategoritë që do të përfitojnë shpërblim për festat e fundvitit. Rama tha se me këtë vendim do i jepet fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët.

“Vlen të shfrytëzohet një moment prej disa minutash për të përcjellë për publikun dy vendime të rëndësishme, njëri lidhur me shpërblimet e Vitit të Ri dhe tjetri me hapjen e një epoke të re me përpunimin e plehrave, zgjidh problemin dramatik për zonë e Elbasanit. Pamë të arsyeshme të kemi një qasje të re, i japim fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët. Ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, meritojnë vëmendje edhe njerëz të spikatur të kësaj shoqërie që gjatë këtij viti kanë dhënë kontribut të posaçëm. Filozofi e re në dhënien e shpërblimeve, shpërblejmë personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, pensionistët që janë edhe grupet sociale më vulnerabël”.

JA SA MARRIN
10420158_10152601212501523_1078370535643804991_n

Trupa mësimore e shkollave të rankuara të parat në Maturë Shtetërore – 400 mijë lekë për çdo mësues.
Nxënësit e shkëlqyer që nga pjesa e dytë e ciklit të dytë 9 vjeçar – 50 mijë lekë.
Studentët e ekselencës – 50 mijë lekë.
Trupa e 3 shërbimeve më të mira shëndetësore – 400 mijë lekë për secilin.
Njësia më e mirë policore që është ajo e qarkullimit të Tiranës – 400 mijë lekë.
Njësia e Parkut Kombëtar të Divjakës- 400 mijë lekë.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: