TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shoqëruar nga qindra mijëra protestues e mbështetës të kësaj force drejt Bulevardit për t’iu bashkuar pjesës tjetër.

Ajo që nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen me bluzën e saj. Kryemadhi mban veshur një bluzë ngjyrë pudër ku shkruhet “Here I am” ose “Ja ku jam”, si një mesazh me sa duket për tua përcjellë edhe kundërshtarëve edhe mbështetësve të saj. “Jemi këtu dhe nuk kemi për të ikur. Çfarë do të ndodhë në fund të fundit shtëpinë e mban i zoti, për shtëpinë kujdesen të zotët. Dhe ajo çka është më e rëndësishme, kjo është një nga protestat më të mëdha, mjafton të shikosh në të gjitha televizionet, shikon një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi (1)
Kryemadhi (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: