TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka publikuar për ta bërë sa më të qartë për të rinjtë dhe adresën ku mund të marrin pjesë në distancë në “Dialogun për Unviersitetin”. Rama fton studentët për të diskutuar dhe i falenderon për çdo sugjerim edhe përtej 8 pikave.

“Ja linku ku mund të merrni pjesë në distancë në Dialogun për Universitetin. Do të gjeni draftin e punës së deritanishme me 8 PIKAT dhe mund të kontribuoni për përmirësimin e tij. Faleminderit paraprakisht edhe për çdo opinion a sugjerim përtej 8 PIKAVE shqiperiaqeduam.al/kuvendimi”, shkruan kryeministri.

Rama Twitter
Rama Twitter

Menjëherë pas përfundimit të takimit të Ramës me studentët, në portalin “Shqipëria që duam”, është publikuar pakti i propozuar nga kryeministri, por që pret dialogun e studentëve.

Kryeministri ka angazhuar disa grupe pune, të cilat po punojnë për dokumentin e një Pakti për Universitetin. Përtej përgjigjes konkrete për 8 pikat e dala nga protesta studentore, Pakti për Universitetin, do të jetë një dokument angazhimesh për të adresuar probleme të përgjithshme për Universitetin, si edhe probleme specifike për çdo universitet – bazuar në informacionet, opinionet, idetë e sugjerimet e mbledhura gjatë procesit të saponisur të Dialogut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb