Është Zvicra vendi ku Rudina Magjistari po kalon pushimet e verës, por edhe muajt e ëmbël të shtatzënisë. Moderatorja prej pak kohësh është shkëputur nga ekrani, pasi së shpejti do të bëhet nënë. Ajo nuk do të jetë në sezonin e ri televiziv, por, siç e kemi thënë, “TV Klan” ka vendosur që të mos e zëvendësojë Rudina Magjistarin me asnjë prezantuese tjetër, pra “Takimi i Pasdites” do të rikthehet kur të rikthehet dhe Rudina Magjistari në ekran.
Këto kohë Rudina Magjistari po kalon çaste të bukura në Zvicër bashkë me të fejuarin e saj Xhavit Bajrami. Ndërkaq, me padurim po presim të shikojmë foto të moderatores me barkun të rrumbullakosur.
(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb