KOSOVË-Muhamet Mustafa, Ismet Beqiri, Teuta Sahatçiu, Arben Gashi apo Haki Demolli, Valon Murtezaj, Avdullah Hoti dhe Kujtim Shala, sipas gazetës Ekspress, do të jenë ministrat e ardhshëm të LDK-së.

 

Ndryshe nga PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka qenë shumë e rezervuar në komunikimin me gazetarët rreth emrave të saj që do të përfshihen në Qeverinë e re që pritet të formohet në fillim të dhjetorit.

 

Por, disa zyrtarë të LDK-së, kanë treguar për Gazetën Express disa prej emrave të ministrave të rinj të Qeverisë së udhëhequr po nga Lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

Kështu, për Ministër të Administratës Publike, LDK ka dy propozime, Arben Gashin ose Haki Demollin.

 

Ismet Beqiri, ndërkaq, pritet të jetë Ministër i Infrastrukturës. Shumë më e qartë është situata tek Ministria e Financave. Për këtë post, LDK e ka kandidat të vetëm Avdullah Hotin.

 

“Për Ministër të Drejtësisë, ndërkaq, në LDK përmendet emri i Valon Murtezaj, një prej prurjeve të zgjedhjeve të fundit në LDK”, ka thënë një zyrtar i LDK-së.

I njëjti ka thënë Ministër i Zhvillimit Ekonomik pritet të jetë Muhamet Mustafa. Ministria e Shëndetësisë, do t’i takojë zonjës Teuta Sahatçiu.Një post ministror po i përgatitet edhe Kujtim Shalës.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: