TIRANE

Zbulohet se kush do të jetë bukuroshja që do të shoqërojë Ardit Gjebrean në festivalin e Këngës Magjike. Ky do të jetë edicioni i 21-të dhe pritet të vijë me risi.


Supermodelja e njohur Adrola Dushi, e cila prej disa vitesh e ka zhvendosur karrierën e saj dhe jetën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të prezantojë këtë festival, i cili pritet të startojë pas pak muajsh.


  • foto galeri
  • foto galeri

Ka qenë Adrola ajo që ka publikuar së fundmi një foto me Arditin pranë së cilës ka shkruar: “Emocionet thyejnë ligjet e modestisë, dhe pa dashur realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit Ardit Gjebrea. Kënga Magjike 2019”. Nga ana tjetër dhe Arditi shkruan në një foto së bashku: “U kry! Na vaftë mbarë Adrola Dushi”!
(BalkanWeb)