LEZHË- 47-vjeçari, i cili u ekzekutua në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ditën e sotme, ishte i martuar dhe me 4 fëmijë.

Burime zyrtare bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se Genc Mhillaj, banues në Torovicë të Lezhës, merrej me blegtori në fshat. Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e banorëve të Torovicës, të përcjella nga korrespondenti i ‘News24’, Pjetër Gjini, mësohet se Mhillaj nuk ka pasur konflikte me askënd.

“Genci njihej nga të gjithë si tip i qet, dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Gruan e ka mësuese dhe janë familje shumë e mirë dhe e respektuar në fshat’, dëshmon një prej banorëve të Torrovicës.

Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar për ngjarjen, ndërsa bëhet fjalë për 21-vjeçarin Jozef Mujeci, banues në Lezhë. Motivi i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para 2 ditësh në fshatin Torovicë, ku viktima e ka vazhduar konfliktin edhe fizikisht.

Jozef Mujeci, autori i dyshuar
Jozef Mujeci, autori i dyshuar

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb