Mbrëmjen e sotme ka nisur spektakli BB VIP4. Opinionistë të këtij spektakli do të jenë Neda Balluku dhe Arbër Hajdari.
Ndërkohë banorja e parë që hyri në shtëpinë e BB VIP4 është Egli Tako, 27 vjeçe.
“Sfida më e madhe do të jetë kur të përballenm me mosrespekt, ose kur ndoshta të më intimidojmë, pasi jam një natyrë e ndjeshme”, tha ajo, në një mesazh para se të hyjë në BBVIP4.
Egli rrëfeu se ka shumë emocione, ndërsa shtoi se donte që publiku t’a njihte ashtu sikundër nuk e kishte njohur.
“Dua të krijoj disa kujtime që t’i mbaj mend për gjithë jetën”, tha ajo.