Lojtari më i paguar në planet është një sulmues argjentinas, por nuk është ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Sipas dokumentave të nxjerra nga “Football Leaks”, Ezequiel Lavezzi, merr dyfish më shumë në javë seç fiton 5 herë fituesi i Topit të Artë.

Më herët këtë vit, Lavezzi iu bashkua klubit kinez Hebei China Fortune nga Paris Saint-Germain. Në zbulimet e reja që janë bërë, sulmuesi ka një rrogë javore prej 493 mijë paundësh, që e bën futbollistin më të paguar, shkruan Goal.com.

Në dallim nga patrioti i tij, Messi do të nënshkruajë kontratën e re, në bazë të së cilës do të fitojë 270 mijë paund në javë, përsëri shumë larg të 31-vjeçarit Lavezzi.

Rivali i Messi-t, Ronaldo, në kontratën e re 5-vjeçare të nënshkruar muajin e kaluar, do të përfitojë 365 mijë paund në javë.

Image result for lavezzi china

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: