TIRANE- Zbulohen fytyrat e personave të veshur në të zeza sot në rrugët e Tiranës. Fill pas publikimit të disa fotove në rrjetin social nga deputetja Mesila Doda, ku shiheshin disa njerëz të veshur me burka, të hipur mbi makina, u zbardh dhe misteri se kush fshihej pas tyre.

Bëhej fjalë për një skenë xhirimi të një videoklipi kënge, ku protagonistja ka qenë këngëtarja Ronela Hajati. Këngëtarja ka reaguar në rrjetin social “Facebook” ku shkruan se nuk bëhet fjalë për terroristë, por për disa të rinj që janë pjesë e një klipi.

“Ne u veshçin ata tipat si Aladini dhe Ali baba…nuk di…relax people! Is just a video! Make love not war!”, ka shkruar ajo, duke i bashkangjitur një foto të grupit ‘ekstremist’.

FOTOT
Deputetja Mesila Doda publikoi sot disa foto, të cilët qarkulluan në rrjetin social “Facebook”. Në fotot në fjalë shfaqeshin dhjetra persona, të hipur sipër 3 automjeteve, të veshur me burka, veshje tipike myslimane.

Sipas deputetes, ky rast është regjistruar në Unazën e Re, në rrugën e Elbasanit. “Sot para makinës time… Nëse është reklamë apo ndonjë realizim artistik a formë tjetër arti e gjej të një shije tejet të keqe…Tek Unaza e Re që të çon tek TEG”, citohej në mesazhin e saj. Ndërkaq, reagimi në rrjetet sociale ka qenë i madh, kjo dhe për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura në Paris, pas sulmeve të Shtetit të Kalifatit Islamik. Po ashtu, pas mesazheve nga ekstremistë të ISIS, vendi ynë ka marrë masa kundër terrorizimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: