Sherri mes reperit shqiptar Noizy dhe pjestarëve të grupit Babastars vijon të komentohet nga mediat, të cilat kanë zbuluar detaje të tjera nga konflikti që arriti deri në përdorimin e armëve.

Mediat kosovare shkruajnë se femra në shoqëri të Skivit i cili thuhet se nisi me Noizyn ishte stërmbesa e Skënderbeut, Sophie Kastriota. Mësohet se menjëherë pas nisjes së sherrit Sophie është larguar nga vendi.

Sipas dëshmitarëve Skivi ishte ai që debatoi me Noizyn, teksa ishte nën shoqërinë e Sophie dhe pianistit të saj në “Swiss Diamond Hotel” në Prishtinë.

Pas sherrit Noizy u shoqërua nga policia në urgjencë ku u mjekua për dorën, pasi kishte marrë një plumb në dorë. Arma e përdorur gjatë sherrit sipas policisë kosovare, është e kalibrit 6.35. Megjithatë ai ka deklaruar se nuk ka asgjë dhe se ishte në gjendje shumë të mirë. Madje reperi ftoi fansat e tij ta ndiqnin në koncertet Mitrovicë dhe Ferizaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb