TIRANE – Deputeti “kaubojs” i Lezhës vijon të shfaqet pranë socialistëve, pavarësisht se më parë deklaroi se ishte pjesë e partisë së Nard Ndokës.

Pasi mori pjesë në mbledhjen e PS-së, sot ai publikoi në faqen e tij në “Facebook”, një fotografi me kolegët Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, të cilët i cilësoi si ikonat e Partisë Socialiste.

Në komentin që shoqëron publikimin e fotove, Ndocaj shkruan: “Gjatë një pauze të seancës parlamentare, një konsultim e bashkëbisedim me ikonat e Grupit Parlamentar të PS”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: