Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh që i kishte dërguar një oficer i policisë gjyqësore dhe që kishte lidhje me Emiljano Shullazin.

“Përshëndetje zoti Berisha do doja të ju bëja më dije qe ky Besmir Qebini lidhjet e tij nuk ndalen tek Shullazi, por tek drejtori i SHKB-së Arben Skendo i cili bashkë me ish-zëvendësuesin e tij Zamir Shtyllën ka qenë avokati Emiliano Shullazit.

Zamir Shtylla tashmë punon me Besmir Qebinin duke bere lek me thasë në dogana. Besmiri është një mik me Arben Skëndon, drejtori i përgjithshëm i SHKB. Kam shumë fakte se si Arben Skendo e ka mbrojtur Besmirin kur mbulonte aksidentet rrugore në kohën kur ishte shef qarkullimi.

Sa për Arben Skëndon në rast se një oficer policie do të bënte “s’ka një, s’ka dy” për Shullazin Arben Skëndo do e thirrte në ministri për t’i bërë presion që të mbyllte gojën se “po shkel në dërrasë të kalbur”. Edhe për bombën që ju vendos babait të ministrit me shumë guxim kam përpiluar informacion që bombën e vendosi ushtari i Shullazit, por kërcënimet erdhën nga Drejtori i përgjithshëm i SHKB-së që policia duhet të mendoj se bombën e vendosi familja Gjutaj.

E kuptoni zotëri se çfarë mafie është? Janë mbytur policët e pafajshëm OPGJ dhe shefat e vegjës, se Besua që s’di të shkruajë emrin e vet dhe ka frikë të mbajë armën më vete, por ja jep të fortit lagjes ngjitet në karrierë kjo është fytyra e kupolës se policisë… Me respekt Opgj”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb