Antonio Konte, Pep Guardiola, Mauricio Poçetino janë vetëm tre nga emrat e top-trajnerëve në Europë gjatë muajve të fundit, dhe për një motiv apo për një tjetër, janë lakuar si kandidatë për stolin e skuadrave të Serinë A. Trajnerë me rroga të frikshme!


Për Konten, në garë flitet se janë Interi, Roma dhe Milani. Për gjeniun katalanas flitet se do të zëvendësojnë Alegrin te Juventusi, ndërsa për argjentinasin e Totenhemit është folur si kandidat i mundshëm për Milanin. Por pyetja e parë që të vjen ndërmend është edhe më legjitimja, cila skuadër mund t’ia lejojë vetes pagën e tyre? Përgjigje nuk ka. Mbase Juventusi, por edhe ky me një sakrificë të madhe financiare. Kjo të paktën deri në “Dekretin e Rritjes” (Dekreti ligjor numër 34), i publikuar 30 prillin e shkuar në Fletoren Zyrtare.


Shkurtimisht legjislacioni parashikon një taksim të lehtësuar për të “riatdhesuarit”, domethënë ata që, duke filluar nga 1 maji, do të transferohen në Itali dhe nuk kanë jetuar aty në dy vitet e fundit, do iu tatohet vetëm 30% e pagës për pesë vjet, me detyrimin e vetëm për të qëndruar në Itali të paktën 24 muaj. Është e qartë se Guardiola, Poçetino dhe të gjithë teknikët e huaj do të përshtateshin në kuadrin rregullator, por edhe Antonio Konte, i cili prej 2016-ës deri 2018-ës ka drejtuar Çelsin, por ende jeton në Londër. Ky ligji do të jetë në futboll edhe për lojtarët dhe do të jetë i përafërt me ligjin “Bekham”, që lejoi ringitjen e futbollit spanjoll në majë të Europës.


(Balkanweb)