TIRANË- Efektivi i vrarë sot në Lazarat ishte një besimtar mysliman dhe që me nisjen e muajit të Ramazanit, kishte nisur agjërimin. Sipas miqve dhe kolegëve të tij edhe sot ai ka qenë duke agjëruar. Ndërkohë pak ditë më parë, kur nisi dhe Ramazani, ai ua ka uruar të gjithëve miqve të tij. Ja mesazhi i fundit që Basha kishte postuar në Facebook: “Mirëmbrëma të gjithëve miq shoqëri dhe dashamirës, ju uroj Agjërim të lehtë dhe të mbarë Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë Agjërimin”, kishte shkruar më 18 qershor 31-vjeçari, i cili prej pak kohësh shërbente si pjesë e forcave RENEA, ndërkohë që më parë kishte qenë pjesë e forcave komando të ushtrisë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: