Mediat kanë publikuar pamjet ku duken momentet e para të tragjedisë në Mekë, ku turma shtypi për vdekje 717 pelegrinë dhe u plagosën më shumë se 800 të tjerë.
Incidenti ndodhi në momentin kur pelegrinët po merrnin pjesë në ritualin e fundit të Haxhit duke gjuajtur djallin me gurë.
Në videon e publikuar shihet turma e madhe duke dalë nga një derë e vogël duke shkaktuar një rrëmujë të madhe.
Ministria e Shëndetësisë në Arabinë Saudite ka fajësuar pelegrinët, sepse nuk kanë respektuar oraret dhe instruksionet e autoriteteve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: