TURQI – Mediat në Turqi kanë publikuar një video, ku sipas tyre, duket momenti kur truproja njofton presidentin turk Erdogan për tentativën e ushtarakëve për grusht shteti.
Presidenti shtanget për një moment dhe më pas largohet nga salla ku po zhvillohej aktiviteti.


Avioni i presidentit turk u ul në Stamboll pas dështimit të tentativës për grusht shteti. Për më shumë se tre orë, tanket e ushtrisë dhe disa helikopterë F16 pushtuan Ankaranë dhe Stambollin. Në kryeqytetin turk pati përleshje mes ushtarakëve që i qëndruan besnikë presidentit dhe puçistëve që tentuan grushtin e shtetit.

(er.nu/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: