TIRANE- “News24’ ka siguruar pamjet filmime të momentit kur Lefter Canaj i vë zjarrin një pacienti në spitalin privat, i cili shkaktoi dy viktima.
Në video shfaqet autori, i cili ka filluar t’ja hedhë në të gjithë trupin e Dhimitër Saraçit, i cili ka qenë duke marrë mjekim në krevat dhe më pas i ka vënë flakën. Flakët kanë përfshirë më pas gjithë dhomën, edhe një paciente aty ngjitur dhe infermierin me iniciale S.B., e me pas ka përfshirë të gjithë pavionin e Hemodializës. Nga zjarri kanë gjetur vdekjen Sanije Sulaj, 65 vjeçe, banuese në Mamurras, Anife Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb