Janë momente të frikshme këto kur një grua palestineze për pak desh vrau me thikë një roje sigurie izraelite. Ngjarja ndodhi në mes të ditës me diell në West Bank, 6 milje larg Jeruzalemit, kur kjo grua rastësisht ndaloi para tij. E ndërsa folën për dicka dhe roja e sigurisë po kontrollonte nëpër letra, ajo qetësisht nxjerr një thikë dhe tenton ta vrasë.

“Isha duke qëndruar roje tek posta kufitare kur shoh këtë zonjën që dukej që nuk e njihte zonën dhe ecte si e humbur. Kur ndaloi para meje më tregoi kartën e saj të identitetit. Ishte një palestineze. I thashë që nuk mund të hynte, e ndërsa unë flisja ajo mbante duart në një cantë të zezë. Befas nxorri atë thikë dhe me forcë tentoi të më qëllonte…”

Ky i fundit falë refleksit arriti të largohej dhe t’i shpëtonte goditjes vdekjeprurëse.

Roja u identifikua si Yishai Kreitenberger, 33 vjec kurse gruaja quhej Hilwa Salim Darwish, 22 vjec. Ajo u qëllua nga rojet izraelite dhe ndodhet në një spital në Jeruzalem. Pasi gruaja u qëllua, dhjetra palestinezë nisën protestat.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: