GJERMANI – Mediat kanë publikuar një video shokuese nga nata e tmerrit në Këln të Gjermanisë, ku një grup refugjatësh përdhunojnë një vajzë, në afërsi të stacionit të trenit.

Nata e ndërrimit të viteve u shndërrua në një natë horror në Gjermani, ku 90 femra u plaçkitën, u rrahën dhe u abuzuan seksualisht nga emigrantët, të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit.

Refugjatët, kryesisht me prejardhje arabe, shfrytëzuan atmosferën e festimit të Vitit të Ri, duke abuzuar seksualisht me femrat, duke i grabitur dhe duke i prekur në pjesët intime. Autoritetet konfirmuan se në një rast ka pasur edhe përdhunim në grup.

Policia shoqëroi në polici mbi 100 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin identifikuar me pasaporta siriane apo me dokumente azili. Më të paktët ndër ta, kishin më pak se tre muaj që qëndronin në Gjermani, thonë punonjësit e policisë që kanë qenë në shërbim.

Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel ka propozuar ndryshime të legjislacionit gjerman, që synojnë ta bëjnë më të lehtë refuzimin e azilit për refugjatët e dënuar për vepra penale.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: