Sipas disa hulumtimeve të bëra kohëve të fundit, sheqeri është një nga shkaqet thelbësore që mund të ndikojë në shfaqjen e qelizave kancerogjene. Disa vite më parë, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë dhe Los Anxhelosit gjetën se qelizat kancerogjene në pankreas formoheshin edhe nga konsumimi i lartë i glukozës dhe fruktozës.

Rezultatet e këtyre studimeve u publikuan në revistën “Kërkimet rreth kancerit” dhe u munduan të shpjegonin studimet e mëparshme që thonin se fruktoza e glukoza e tepërt ndikonte në formimin e qelizave kancerogjene.

Madje, ato ndikonin edhe në përhapjen e këtyre qelizave në trup. Sipas këtyre studimeve, këshillohet që të konsumoni glukozë e fruktozë në mënyrë të moderuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: