“Mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, zgjedh Partinë”. Ka bërë bujë kjo shprehje e Taulant Ballës që replikoi dje në Asamblenë Kombëtare të PS me Ben Blushin, i cili u shpreh se mes PS dhe Shqipërisë zgjedh të dytën. Po Balla nuk mund të devijojë vijën e partisë pasi që i vogël ka qenë me partinë dhe për partinë. Në këtë video që ëhstë publikuar 7 vite më parë thuhet se këngëtari kryesor i grupit është Taulanti asokohe 12 vjeç i cili i këndonte diktatorit Enver Hoxha, në festivalin e Gjirokastrës në 1988.

Ndaj t’i japim të drejtë Taulantit kur thotë se “Mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, zgjedh Partinë”. Megjithatë pyetja që ngrihet është, ‘a është Taulant Balla ai në video?”.

TAULANT BALLA

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb