TIRANE- Të shumtë janë ata që e mbështesin dhe e kundërshtojnë idenë e përdorimit pa kriter të çamçakëzit. Ata që e kundërshtojnë fort përdorimin e çamçakëzit janë pikërisht ambientalistët, të cilët pretendojnë se përdorimi i tyre dëmton mjedisin, kjo për faktin se çamçakëzi është vështirësisht i tretshëm dhe i shpërbëshëm në ambient dhe ky proces kërkon kohë të gjatë. Pas tyre vijnë ata që merren më shëndetin e njeriut, patologët.

Ata pretendojnë se përdorimi i çamçakëzit çon në fryrjen e stomakut. Por, në favor të përdorimit, por me kriter, kanë dale se fundmi edhe vetë dentistët, disa prej të cilëve kanë botuar edhe një studim në American Dental Association, ku pretendojnë se kanë identifikuar pesë arsye të forta që favorizojnë përdorimin e tij:

1. Është antistres. Është vërtetuar se në shumë raste dhe momente kritike paniku dhe stresi, çamçakëzi është në gjendje të ul ankthin në masën 10-17%.

2. Përmirëson shëndetin e gojës. Kjo në saje të faktit se çamçakëzi stimulon prodhimin e pështymës, e cila për shkak të vlerave të saj baktericide, ruan më mirë shëndetin e gojës duke luftuar infeksionin. Madje, ata pa sheqer janë në gjendje të përmirësojnë dhe shëndetin e smaltit të dhëmbëve.

3. I bën mirë edhe trurit.
Përdorimi i çamçakëzit përmirëson aktivitetin e trurit, pasi kjo rrit frekuencën kardiake dhe gjaku furnizon më mirë trurin dhe përmirëson kujtesën.

4. Përmirëson tretjen.
Kjo gjë i detyrohet shtimit të prodhimit të lëngjeve gastrike. Por këtu ka një kufizim, nuk duhet të përtypim atë për më shumë se 45 minuta dhe jo më shumë se tre çamçakëzë në dite.

5. Përmirëson humorin. Pse jo, bërja e topave të vogla me çamçakëzët është një gjë argëtuese edhe për të rriturit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: