Berlini në Gjermani ka nevojën më të madhe për punëtorë, e ndjekur nga Mynih, Hamburg. Më shumë se 10 mijë vende të lira pune ekzistojnë edhe në Këln, Shtutgart dhe Düsseldorf.

Në tregti ekziston nevoja më e madhe për punëtorë. Pagat për shitësit shkojnë deri në 1800 euro.

Në Gjermani gjithashktu tregu i punës ka hapësira për shoferët e kamionëve, automekanikët, pagat e të cilave janë rreth 14-15 euro në orë. Ndërmjetësit e sigurimeve, tregtarët dhe punëtorët sezonalë fitojnë rreth 16 euro në orë.

Industria farmaceutike siguron pagat më të larta me një të ardhur mesatare bruto prej rreth 70 mijë euro në vit. Në vendin e dytë janë bankat, dhe në pozicionin e tretë është industria e automobilave. Në industrinë e automobiöave punëtorët marrin rreth 65 mijë euro paga bruto çdo vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: