Përmes një video të postuar në facebook, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ‘zbuluar’ vendndodhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Ja pse nuk i donte zgjedhjet më 30 Qershor Luli?. Po kështu edhe Ilir Meta, Monika dhe Saliu.

Sot është dita t’i ndërshkojmë me votë!” shkruan Balla, ndërsa poston një video të kryedemokratit Basha, teksa bën një shëtitje buzë detit, me bashkëshorten e tij.

  • foto galeri

Ndërkohë që sipas gazetarëve që ndodhen pranë selisë së PD, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet prej mëngjesit të sotëm në zyrën e tij.

Whatsapp Image 2019 06 30 At 14.06.14 (2)

Ndërkohë ndërsa ka shpërndarë për mediat një foto të kryedemokratit, PD e ka konsideruar mashtrim statusin e kreut të grupit të PS,  Taulant Balla. Në foton e shpërndarë nga selia blu, kryedemokrati Basha, shfaqet në praninë e aleatit të tij republikan Fatmir Mediu dhe ish ministrit Besnik Mustafaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb