Tatuazhet ndikojnë në sensorët e orës smart, duke penguar funksionimin normal të saj. Këtë e ka konfirmuar Apple në raportimet e mëparshme të saj. Kompania e njohur ka shtuar në faqen online një tekst ku ka njoftuar se tatuazhet ndikojnë në sensorët e orës që kanë të bëjnë me të dhënat e zemrës.

“Ndryshimet e përkohshme ose të përhershme në lëkurën tuaj, si tatuazhet, mund të ndikojnë në performancën e sensorit të të rrahurave të zemrës. Ngjyrat e disa tatuazheve mund të bllokojnë dritën nga ky sensor duke e bërë të vështirë leximin”, ka njoftuar Apple.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: