Kur Vladimir Putin njoftoi se ai dhe stafi i tij do të pësonin ulje të pagave prej 10 për qind, si pasojë e sanksioneve ekonomike të imponuara ndaj Rusisë, shumë patën dyshime se do të kishte ndryshime në portofolin e tij.

Ndoshta Putin nuk vëren ndonjë ndryshim, pasi paga vjetore e tij prej 90,957.73 dollarësh në vit nuk është asgjë në krahasim me pagën që ka Hsien Loong, kryeministri i Singaporit, i cili fiton gati 10 herë më shumë se Putini, rreth 1,136,515.59 dollarë në vit.

Ndoshta është e çuditshme sepse edhe paga e Barack Obamas është e ulët në krahasim me pagën e kryeministrit të Singaporit. Presidenti amerikan radhitet i dyti lider botëror me një pagë vjetore rreth – 276,522.74 dollarë.

David Cameron i Britanisë së Madhe radhitet si lideri i gjashtë më i paguar në botë, duke fituar plot 143,659.71 dollarë në vit, ndërsa Stephen Harper i Kanadasë, Angela Merkel e Gjermanisë dhe Jacob Zuma i Afrikës së Jugut zënë vendin e tretë, të katërt dhe të pestë.

Paga e Vladimir Putinit është pothuajse 30,000 dollarë më e ulët se ajo e presidentit të Francës, Francois Hollande ndërsa Narendra Modi, kryeministri i Indisë, ka pagë vjetore prej vetëm 20,264.85 dollarësh, pothuajse 60,000 dollarë  më pak se Dilma Rousseff i Brazilit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: