Korea e Veriut është shteti më i shtypur dhe më sekret në botë. Atje nuk ka media të pavarura, shtyp të lirë dhe një numër shumë i vogël njerëzish mund të përdorin internetin. Një gabim konfigurimi i lejoi disa studiueseve të shihnin hartën e të gjithë rrjetit të internetit që përdorej në Korenë e Veriut. (Vendi ka një version të veçuar të internetit nga ku mund të hyhet vetëm nga brenda shtetit.)

Studiuesit raportuan se ishin vetëm njëzet e tetë domaine gjithsej dhe madje jo të gjithë ishin aktivë. Shumica prej tyre ishin linqe jo funksionalë, njëri nga ata përmbante informacione mbi kuzhinën dhe një tjetër mbi shkencën dhe teknologjinë e Koresë së Veriut.

I vetmi domain që “shërbente” për qëllime biznesi ishte e një kompanie të quajtur Sili Bank, e cila ofronte shërbime emaili për tregun e Koresë së Veriut. Por meqë shumica përdor metodën tradicionale të shkrimit edhe ajo ishte pothuajse jo-aktive, percjell krokodili. Marrja e një pamje të tillë të rrjetit të internetit të Koresë së Veriut u realizua pasi një nga serverat më kryesorë të këtij shteti u konfigurua gabimisht, duke hyrë në zonën globale të DNS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: