Kryesocialisti Edi Rama, ka kujtuar sot në Kongresin e PS shprehjen e profesor Et’hem Ruka, rektor i Universitetit Luarasi.

Ndërkohë që ishte i bindur për mandatin e katërt dhe madje bëri edhe batutë ku u shpreh se nuk kishte asnjë arsye se përse PS të mos qëndronte në pushtet edhe për 100 vitet e ardhshme, Rama tha se kushdo që pretendon të kundërtën duhet të “tregojë forcën në sheshin e mejdanit”.

“Rinia dhe Pandi Majko do të duhet ta mbajnë Partinë në këmbë, Po pse mo do thoni ju sa do rrimë ne në pushtet? 50? Po pse mos të rrimë 100 vite? “Ja sheshi ja mejdani ja edhe Muço kapedani” thoshte profesor Et’hem Ruka që e përshëndes me shumë mall. Me këtë fjalë pjesa dërrmuese është për organizimin jo për punët e qeverisë”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb