NGA ANILA JOLE
Policia greke ka bërë publike foton e shqiptarit të arrestuar, i akuzuar si bashkëpunëtor i terroristit grek, Kristodulos Ksiros. Sipas policisë, shqiptari 39 vjec quhet Harri Koka, por ai dispononte dokumente të rreme me emrin Theoharis. Shërbimi kundër-terrorizmit i bën publike fotot pas arrestimit të Kristodulos Ksiros, njeriu më i kërkuar në Greqi vitin e fundit, dhe të bashkëpunëtorit të tij shqiptar, i cili sic mësohet, i kishte siguruar terroristit një shtëpi me qira, ku ai u fsheh gjatë një viti arrati nga burgu. Sipas policisë, shtetasi shqiptar është Harri Koka, i biri i Janit dhe Sofisë dhe i lindur më 26 nëntor 1976 në Shqipëri. Policia bën publike edhe kartën e tij të identitetit, me të dhëna të rreme, ku shqiptari njihet si Theoharis Hrisaki. Kjo kartë fallse identiteti është gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrollit në shtëpinë ku banonte Kristodulos Ksiros. Policia po heton për të zbuluar rolin e plotë të shqiptarit, në veprimtarinë e terroristit famëkeq të Greqisë, ish anëtarit dhe ekzekutorit të organizatës terroriste greke “17 nëntori”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb