Mediat britanike prej dy ditësh i kanë bërë jehonë lajmit për shqiptarin e parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, pas marrëveshjes së firmosur dy vite më parë, mes ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar, e cila lejon ekstradimin e ndërsjellët të shtetasve shqiptarë dhe britanikë, të cilët përfshihen në veprimtari kriminale në dy vendet respektive.

Shqiptari që do të ekstradohet është 23-vjeçarit Elton Sefa, i akuzuar për vrasjen e një punëtori ndërtimi, më 17 prill të vitit të kaluar në Londër, shkruan The Sun.

Lajmi
Lajmi

Viktima, John Woodward, 47 vjeç, u gjet i vdekur poshtë një godine, në të cilën po punonte bashkë me shqiptarin. Policia në Londër ka provuar se Sefa e ka goditur 47- vjeçarin disa herë me sende të forta në kokë dhe më pas e ka hedhur nga çatia.

Nintchdbpict000473152535
Nintchdbpict000473152535

(Në foto viktima, John Woodward, 47 vjeç)

I riu nga Kukësi pas ngjarjes u arratis në Shqipëri, ndërsa pak ditë më parë u arrestua në Xhafzotaj të Durrësit ku jetonte me familjen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tiranën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eagle”.

Në kohën që kreu krimin, Elton Sefa punonte për riparimin e një çatie të një ndërtese në “Hatton Garden”, në Londër. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkaku i vdekjes së John Woodward ishin traumat e shkaktuara nga goditjet në kokë.

Hetuesit thanë se besonin se ai ishte sulmuar nga një njeri që punonte bashkë me të në çatinë ku ndodhi ngjarja. Para se të identifikohej, i dyshuari përshkruhej si një mashkull i bardhë, rreth 20 vjeç që kishte veshur një xhaketë blu, një bluzë poshtë saj, xhinse blu dhe çizme pune të zeza. Ai ishte parë nga dëshmitarët duke u nisur nga “Hatton Garden” në stacionin “Chancery Lane”, rreth orës 14:15.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e vrasësit të dyshuar Elton Sefa drejt Mbretërisë së Bashkuar.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb