TIRANË- Atletet e kryeministrit shqiptar sërish në vëmendje edhe të mediave ndërkombëtare. Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” një video të BBC të postuar fillimisht në Twitter që ka të bëjë pikërisht me kryeministrin Edi Rama ose më saktë këpucët e tij.

Në video, BBC ka fokusuar atletet e bardha të Ramës në foton familjare të lidërëve evropianë në samitin e Londrës.

Berisha nuk e shmang sulmin në drejtim të kryeministrit, ndërsa BBC thotë në dixhiturën e videos se “duket se dikush nuk e mori mesazhin se si t’i veshë këpucët”.

Rama Cipras

STATUSI I BERISHËS
Kur të përfaqëson një i sëmurë psikik! Ja si BBC damkos psikopatin! “Duket se dikush i ka harruar këpucët”, tallet BBC. Ky ishte suksesi i tij në Samitin e Londrës! Turp!
Shikoni videon e BBC në të cilën thuhet: “Fotoja familjare është një traditë në takimet e liderëve botërorë, por atletet në rresht të parë nuk janë dhe aq tradicionale. Këto i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që siç duket po e shijon mjaft këtë moment”. Sb

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb