Google do të nxjerrë së shpejti në treg syzet e reja inteligjente Google Glass 2. Project Aura (mos e ngatërroni me telefonin modular Project Ara) është një divizion i Google-it që merret me prodhimin e pajisjeve teknologjike që vishen. Ky divizion është marrë me krijimin e versioneve të fundit të Google Glass.

Google thuhet se po punon për dy versione të ndryshme të syzeve. Njëri version do të quhet Enterprise Edition, dhe do të krijohet për bizneset. Kjo pajisje thuhet se do të ketë ekran të madh që mund të paloset, si dhe do të jetë rezistente ndaj ujit. Google Glass 2 ka marrë certifikimin nga Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA (FCC). Nga dokumentet e zbuluara nga FCC, shihet se versioni i ri i Glass do të jetë pak a shumë i ngjashëm me versionin e parë sa i përket dizajnit, ndërsa nga ana e brendshme do të ketë veçori më të mira, shkruan krokodili. Bateria do të ketë më kapacitet më të madh, do ketë procesor më të shpejtë Intel, kamera më të mirë, si dhe do të jetë rezistent ndaj ujit.

Google po punon gjithashtu për krijimin e një versioni të Glass 2 për konsumatorët. Ky version nuk ka ekran, por përdor kufjet për të komunikuar me përdoruesit (sidomos sportistët, edhe pse Google mund të krijojë një model veçanërisht për sportin).
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: