Gjatë diskutimeve për draftin e Ministrisë së Mjedisit që parashikon vendosjen e impiantëve për reduktimin e gazrave për automjetetet ‘euro 1’ dhe ‘euro 2’, në emisionin “Të bësh Ekonomi” në News24 u diskutua dhe ligji i ri i patentave të ndara për mjetet automatike e manuale që ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti.


Përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve, Nikolin Bërxhiku deklaroi se drejtuesit që i kanë lejet e drejtimit nuk do të rinovojnë patentën e tyre, por ligji prek ata që marrin patentën për herë të parë.
“Ka një direktivë unike të BE-së që zbatohet gjithandej. Ligji është nxjerrë, patenta është kusht kryesor për qarkullimin. Kush ka patentën manuale e drejton dhe atë automatike. Por ata që marrin patentën automatike, nuk mund të drejtojnë makinën manuale” tha ai.


Ndërsa kryetari i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj, shprehu pakënaqësinë e ndryshimit të numrit të gabimeve në provim nga 7 në 4, kjo pasi sipas tij është përgjysmuar numri i fituesve në provim.


“Leja për kamion automatike ka ekzistuar për paraplegjikët. Kamio manuale nget çdo lloj automjeti. Ndarja është bërë se njerëzit që nuk duan manualen, duan automatiken. Janë të ndarë dhe komisionerët. Ne nuk kemi qenë dakort me ndryshimin e numrit të gabimeve në provim nga 7 në 4. Dhe lloji i ri i provimit është vështirësuar sa është përgjysmuar numri i fituesve” tha Gjinaj.
(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb