TIRANE – Për të nxitur qytetarët të lexojnë libra, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka një propozim mjaft interesant. Mjafton të lexoni një libër gjatë udhëtimit tuaj me urban në Tiranë dhe gjatë kësaj jave nuk do të paguani biletën.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Veliaj ka shpallur nismën “Tirana Lexon”.
“Për të gjithë ata që lexojnë në autobus këtë javë, nuk paguajnë biletën e udhëtimit. Tirana do t’lexoj :)”- shkruan Veliaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: