Dy javë e gjysmë pas lindjes së vajzës së saj, modelja Emina Cunmulaj duket se është gati për t’iu rikthyer pasarelave. Ajo ka publikuar një foto me rroba banje, në rrjetet sociale, ku duket në formë të shkëlqyer.

“Vetëm dy javë e gjysmë pas lindje. Pa fotoshop por sigurisht që duhet të vendosja filtër. Kam ushqyer me gji dhe kam ngrënë në mënyrë të shëndetshme, jam thuajse gati për në verë,”-shkruan modelja me famë botërore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: