TIRANE – E gjitha mund të konsiderohet një ëndërr e ëmbël. Surpriza e mikeshave për nusen e ardhshme ishte menduar me shumë hollësi deri në detaje. Duke filluar që nga destinacioni, i cili s’mund të ishte i zakonshëm.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim deri tani mes personazheve të njohur të showbiz-it, festa e beqarisë së Xhensilës është një përrallë e vërtetë. Ideja e mikeshës së saj, Drilona Boçi, për t’i mbledhur vajzat në një jaht raporton Class.

I mbushur me tullumbace dhe trëndafila të bardhë, jahti është kthyer në një mjet që lundron drejt bardhësisë e lumturisë, duke paraprirë dasmën e madhe.

Vajzat janë të veshura të gjitha me rrobëdeshambër rozë dhe badi të bardha, kurse nusja, sipas traditës, mban në kokë kurorën, ndërsa në bady ka të shënuar mbiemrin e saj të ardhshëm: Mrs. Kallaku.

Brenda jahtit, surprizat nuk munguan për Xhensilën, por as për vajzat. Të gjatha bashkë kanë festuar e janë kënaqur nga kjo festë e mbushur me ngjyra të ëmbla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: