Faqja zyrtare e kryeministrit Edi Rama në rrjetin social, Facebook ka publikuar sot albumin me foto nga vizita 4 orëshe e kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Në album është ndjekur kronologjia e vizitës, nga mbërritja në aeroport e kancelares, takimi i përbashkët, konferenca për shtyp, Forumi Ekonomik e deri në përcjelljen sërish atje. Merkel dje takoi dhe Presidentin Bujar Nishani, por me siguri kryeministri ia ka lënë stafetën Presidencës ta përcjellë takimin me foto nëpërmjet faqes zyrtare të saj.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: