MAQEDONI- Çmimi i naftës në Shqipëri ndër më të lartët në rajon, ka bërë që shqiptarët të gjejnë alternativa për tu furnizuar me karburant me çmim më të lirë. Një prej vendeve që e ofron këtë mundësi është Maqedonia dhe për zonat shqiptare në kufi me të, kjo është zgjidhja më eficiente.

Për shkak edhe të rritjes së çmimit të siguracionit ndërkombëtar të automjeteve, për disa qytetarë është e papërballueshme kostoja e furnizimit në këto vende, ndaj kanë gjetur mënyra të tjera, siç duket edhe në këtë foto të bërë në Dibër të Madhe. Ata e blejnë naftën me bidonë në pikat më të afërta të karburanteve në vendet fqinje dhe e transportojnë me kafshë pune.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: