Policia kriminale ka zbuluar një skemë mashtrimi e cila ishte ngritur për studimet në SHBA për studentët të cilët zgjidhnin të studionin jashtë vendit.

Policia ka vënë nën hetim 2 persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar dokumentet për bursa.

Sipas hetimeve dy shtetaset e vëna nën akuzë, njëra prej tyre zyrtare e Ministrisë së Arsimit kanë mashtruar nëpërmjet projektit ‘Let’s Talk Together About US24’.

Policia bëri me dije se është kontrolluar banesa e zyrtares arsimore e cila ishte pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit në MAS.

Hetimet janë në vijim, teksa më herët ambasada amerikane përmes një njoftimi për median bëri të qartë se projekti nuk ka lidhje me të.

Madje, ambasada e SHBA ngriti alarmin për të informuar qytetarët që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre, ‘pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA’.

Img 1107
Img 1107

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb