SIRI- Ekstremistët e Shtetit Islamik vijojnë me ekzekutimet mizore. Masakrat prekin kryesisht zonat e pushtuara nga ata, ku zbatohen dhe ligjet e Sharias.


Sipas Daily Mail, mësohet se ditët e fundit është raportuar për një ekzekutim të një homoseksuali, i cili është hedhur nga një ndërtesë e lartë.
“Të pëlqen ky ekzekutim?”, ka qenë pyetja e xhihadistëve.


“Do të preferoja më mirë një plumb”, është përgjigjur viktima. Por xhihadisti i ka qeshur në fytyrë dhe e ka hedhur nga ndërtesa, ka rrëfyer një prej dëshmitarëve. Sakaq, homoseksualiteti dënohet me vdekje bazuar në Sharian dhe kanë qenë të shumtë personat e ekzekutuar për shkak se kanë kërko prirje.
(ed.me/BalkanWeb)


Etiketa: