Edhe pse të gjithë për një qëllim, azilin në Gjermani, nuk ka paqe mes shqiptarëve. Një qendër për azilkërkuesit që ndodhet në qytetin Dresden, rreth 180 km në jug të Berlinit është kthyer në një arenë përleshjesh mes shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë ndërsa në video duket që dy grupe azilantësh hedhin në drejtim të njëri-tjetrit karrige, tavolina dhe sende të tjera të forta ndaj njëri-tjetrit.

Në sherr janë përfshirë burra dhe gra. Nga ngjarja mbetën të plagosur shtatë burra dhe një grua.

Sipas një zëvendësi të policisë federale gjermane, shkaku i përleshjes ishte një mosmarrveshje midis disa azilkërkuesve.
“Burrat dhe gratë filluan të sulmojnë njëri tjetrin me gjithçka që kishin afër, nga dërrasat deri tek tubat e hekurit të krevateve.”

Kampet e azilantëve po kthehen në një makth të vërtetë për shqiptarët. Ata jo vetëm që u gënjyen dhe paguan para për të udhëtuar deri në Gjermani, por tani rrezikojnë që të gjithë të kthehen prapa me shpenzimet e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: