Televizioni rus NTV, ka transmetuar videon në të cilën shihet një polic rus dhe një diplomat amerikan, duke u rrahur në hyrje të ambasadës amerikane në Moskë.

Lidhur me këtë rast, ambasada amerikane nuk ka komentuar asgjë, derisa informatat e para lidhur me këtë rrahje i kishte bërë publike muajin e kaluar Washington Post, duke u thirrur në deklaratat e diplomatëve amerikanë, të cilët lidhur me incidentin kanë fajësuar policin rus, transmeton Tg.

Në videon e NTV, shihet se si para hyrjes anësore të ambasadës ndalet një taksi dhe diplomati i cili lëviz në drejtim të hyrjes. Në ato momente, nga kabina e rojës shfaqet një burrë me uniformë i cili e rrëzon në tokë diplomatin.

Sipas zëdhënësit të ministrisë së punëve të jashtme ruse, polici kishte dashur të kontrolloj dokumentet identifikuese dhe të bindet se ky person nuk përbën ndonjë rrezik për ambasadën, por se në ato momente ai e kishte goditur policin në kokë.

https://www.youtube.com/watch?v=X_SjQAbnM3U

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb