Shkëlzen Gashi u largua pas tre sezonesh nga Kolorado Rapids, skuadër me të ciliën firmosi menjëherë pas përfundimit të Euro 2016 të zhvilluar në Francë, ku Gashi ishte pjesë e ekipit të Xhani De Biazit.

Por aventura e Gashit me Koloradon përfundoi javën e shkuar dhe vetë sulmuesi tregon për “Denver Post” sesi e larguan nga skuadra. “Nga fillimi i parapërgatitjeve të sezonit kisha leje për tu stërvitur vetëm me skuadrën e të rinjve. Aty e kuptova se klubi dhe unë do të shkonim në rrugë të ndryshme. Megjithatë, edhe në këtë situatë qëndrova si profesionist, madje shënova dy gola në 2 ndeshje”, përfundoi Gashi.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb