TIRANE – Në prag të ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi është shënuar edhe incidenti i parë. Edhe pse nën masa të forta sigurie, gjatë rrugës nga aeroporti “Nënë Tereza” për në hotel “Sheraton” në Tiranë, autobusi i përfaqësueses së Serbisë është goditur me gurë.

Futbollistët serbë u provokuan gjatë gjithë rrugës nga tifozët shqiptarë, të cilit kishin mbushur trotuaret. Ata mbanin në duar flamuj shqiptarë dhe nuk kanë nguruar të bëjnë edhe xheste ofenduese.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb