BERLIN– Që nga 11 Shtatori 2001, pas sulmit kundër Kullave Binjake në Nju Jork, terroristët islamikë kanë kryer edhe disa sulme vdekjeprurëse në të gjithë kontinentin evropian.

STAMBOLL– Janar 2016 – Një kamikaz i ISIS-it shkaktoi vdekjen e 12 turistëve gjermanë në qendrën historike të qytetit.

PARIS– Nëntor 2015 – ISIS-i arriti të vrasë 130 persona në një seri të koordinuar sulmesh në sallën e koncerteve ‘’Bataclan’’ dhe në pesë restorante, ndërkohë që tre kamikazë hodhën veten në erë pranë ‘’Stade de France’’.

PARIS– Janar 2015 – 12 persona vdiqën në një sulm kundër revistës satirike ‘’Charlie Hebdo’’.

MOSKE– Mars 2010 – Disa kamikaze hodhën veten në erë duke vrarë 40 persona.

MOSKË– Janar 2011 – Të paktën 37 persona vdiqën pas një sulmi kamikaz në aeroportin ndërkombëtar ‘’Domodedovo’’.

LONDER– Korrik 2005 – Katër myslimanë britanikë shpërthyen disa bomba në Londër duke vrarë 56 persona dhe plagosur mbi 700 të tjerë.

MADRID– Mars 2004 – Pas një sulmi terrorist në disa trena u vranë 191 persona dhe u plagosën mbi 1 500 të tjerë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: