Po sikur sekreti i lumturisë të gjendej nëpër ushqimet dhe pijet që i konsumojmë, si do të vepronim? Disa ushqime na ndryshojnë jo vetëm gjendjen fizike, por edhe atë shpirtërore. Zbuloni disa nga këto ushqime që na ngrenë moralin.

– Çokollata: Të mirat e çokollatës për shëndetin janë të shumta. A e dinit që ajo ndikon edhe tek morali ynë? Këtë ajo e bën nëpërmjet elementeve euforike që përmban, ato të cilat luftojnë mërzitjen. Nuk duhet neglizhuar as sheqeri dhe magnezi që ajo përmban, duke qenë se ata i japin organizmit edhe më shumë energji. Disa nga efektet më të pabesueshme të çokollatës, janë pranuar tashmë edhe nga shkenca. Çokollata, falë antioksidantëve, stimulon trurin dhe e mbron atë nga plakja. Të tjera të mira janë: aftësia anti koaguluese (ashtu si aspirina) si dhe ul tensionin. Një konsumin i përditshëm i një cope të vogël çokollatë do ishte i mirë edhe për zemrën.

– Kafeja: Sipas një studimi amerikan, femrat që pinin të paktën dy filxhanë kafe në ditë kishin më pak mundësi se të tjerat, të binin ne depresion. Kafeina duket se është përgjegjësja kryesore e kësaj të mirë për shëndetin. Ajo modifikon edhe shkëmbimet kimike të cilat ndodhen në tru, si dhe bllokon disa receptorë kimike siç është adenozina, transmeton “Zëri.info”.

– Peshku: Shkencëtaret thonë se mungesa e omega 3-it e cila ndodhet tek mishi i peshkut është një nga përgjegjësit kryesorë që shkakton probleme me humorin dhe depresion. Pse të mos e përdorim?

– Rrushi: Rrushi na jep shumë energji duke qenë se përmban mjaft sheqer. Ai duhet të konsumohet edhe nga fëmijët, adoleshentët dhe sportistët. Falë vitaminave të shumta, ai luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në funksionimin e sistemit nervor dhe muskulor (falë vitaminave B), si dhe në mbrojtjen e kapilarëve të gjakut (falë vitaminës P). Sasia e madhe e polifenolit mbron sistemin kardiovaskular.

– Mandarina: Mandarina është shumë e mirë për t’u konsumuar gjatë dimrit duke qenë se ka sasi të madhe vitamine C, e cila është një vitaminë që vepron kundër lodhjes dhe kundër agresionit. Ky agrum përmban gjithashtu edhe minerale, obligo elemente, magnez, kalcium dhe hekur.

– Gështenja: Gështenja është shumë e domosdoshme për sportistët duke qenë se përmban shumë kalium dhe hekur, elemente këto që rrisin aktivitetin fizik. Ajo përmban gjithashtu edhe magnez, i cili ndihmon kundër lodhjes dhe stresit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: