VLORË-Një vogëlushe humbi jetën dje tragjikisht ndërsa muri që ndante banesën e saj me fqinjët u rrëzua papritur duke e zënë poshtë. Abigela ka qënë duke luajtur pikërisht në një mur rrethues 10 hapa larg banesës së saj me dy shoqe të tjera kur muri është shembur dhe i ka rënë përsipër duke i marrë jetën asaj dhe rrezikuar jetën e dy vajzave të tjera. 8 vjecarja është transportuar menjëherë në spital nga familjarët të cilët kanë dëgjuar të bërtiturat e dy vajzave të tjera, por goditja në kokë ka qenë fatale për të miturën. Pranë murit janë ende shënjat e gjakut dhe shapkat që e mitura kishte veshur në momentin fatal.

Bedri Starova, pronari i banesës ku ishte muri rrëfen për gazetarin Enrik Mehmeti se sapo ishte kthyer nga varrimi i një familjareje. Starova sapo ka marrë vesh për ngjarjen e kanë cuar në spital si pasojë e shqetësimit. Bedroi tregon se shkak i rënies së murit ka qenë pikërisht zbutja e dheut e cila dhe në pjesë të tjera të banesës ka bërë që të ketë shkarje dheu. Ai shton se shirat e rrëmbyeshem kanë vërshuar në banesën e tij tamam si një lumë duke lënë dhe këto pasoja midis tyre dhe murin qe i mori jeten vajzes së mitur.

Fqinji i viktimës tregon se muri ka 15 vjet që është ndërtuar.

“Te treja vajzat ishin duke luajtur mbi mur kur muri u rrëzua dhe njërën e zuri përposh. Fat që shpëtuan dy të tjerat. Unë kam hipur me qindra herë mbi atë mur, nuk përbënte rrezik. Shiu i rrëmbyeshëm ka fryrë dherat në të dhe e ka dëmtuar”, tregon Bedri Starova.

Vogëlushja A.D 8 vjec humbi jetën si pasojë e një aksidenti fatal ndërsa luante me moshatarët e saj mbi një mur rrethues. Ngjarja e rëndë, sipas Policisë së Vlorës ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 15:30 në lagjen “Hajro Çakërri”, ku 8-vjeçarja me iniciale A.D. ishte duke luajtur me disa fëmijë të tjerë para ambientit të një banese
pranë shtëpisë së saj.
Ajo është goditur nga një mur ndarës midis banesave, i cili ka rënë nga lagështira aksidentalisht sipër saj duke bërë që e mitura të mos i mbijetojë goditjeve të
marra. Vajza ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk ka mundur të mbijetojë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: