Bashkëshorti i saj fitoi zgjedhjet në dhjetor të vitit të shkuar, duke u shpallur president i Argjentinës, por famën po e merr më shumë ajo. Juliana Awada është 41 vjeç dhe është gruaja e tretë e presidentit argjentinas, Mauricio Macri, 56 vjeç dhe cilësohet si një nga zonjat e para më seksi në botë.

Nëna e dy fëmijëve ishte në krah të të shoqit gjatë gjithë fushatës dhe hapi një llogari në Instagram ku numëron mbi 200 mijë ndjekës. E diplomuar në Oksford, ajo ka origjinë libaneze dhe siriane. Zakonisht preferon rrobat të shtrenjta, e në një rast u filmua me një çantë Hermes 12 mijë dollarëshe. Stili i saj krahasohet me atë të Jackie Kennedy Onasssis.

Në një rast, gazetarët e pyetën për performancën e të shoqit në krevat. Ajo u përgjigj: “Nuk e shihni sa e lumtur jam?” Kurse i shoqi, Mauricio, deklaroi: “Gruaja ime kërkon shumë seks në krevat. Ajo është e pangopshme”.

Kjo është martesa e dytë e Awadas. Ajo ishte martuar më parë me një kont belg, me të cilin ka një vajzë, Valentinën. Në vitin 2009 ajo u takua me Mauricion, një biznesmen të kthyer në politikan, që ka qenë kryebashkiak i Buenos Aires me të cilin ka gjithashtu një vajzë, Antonian. Ajo tha se ishte dashuri me shikim të parë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb