Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç pritet të japë dorëheqjen  gjatë kësaj jave. Lajmi është bërë i ditur për ‘Republika24’  nga burime brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas burimeve Jabllanoviç ka gjasa që dorëheqjen t’ia ofrojë kryeministrit Isa Mustafa edhe para mbajtjes së protestës e cila është paralajmëruar për këtë të mërkurë. Gjithnjë referuar burimeve, Jabllanoviç për të lënë këtë post ka marrë edhe dritën jeshile nga Beogradi, ndërkohë që ai pritet të emërohet në një detyrë të re. “Ai do të jetë udhëheqës i Asociacionit të komunave serbe”, ka thënë ky burim qeveritar. Jabllanoviç i kishte quajtur “egërsira” protestuesit e 6 janarit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Më 24 dhe 27 janar, në protestat që u mbajtën në Prishtinë, situata ‘degradoi’ në përleshje ndërmjet protestuesve dhe policisë, që si pasojë solli dhjetëra të lënduar si nga protestuesit ashtu edhe Policia e Kosovës.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: